BBC: Ballkani “i zemëruar”, ukrainasit presin të marrin statusin e vendit kandidat për në BE

  • A.P /
  • 23 June 2022 - 20:39
BBC: Ballkani “i zemëruar”, ukrainasit presin të marrin statusin e vendit kandidat për në BE

Ukraina pritet të pranohet si kandidate në BE në samitin e liderëve që po mbahet në Bruksel, pasi Komisioni Europian dha dritën jeshile.

Ukraina aplikoi disa ditë pas pushtimit rus në shkurt dhe që atëherë procesi ka ecur me një shpejtësi rekord.

Ambasadori i saj në BE i tha BBC-së se do të ishte një nxitje psikologjike për ukrainasit. Por Vsevolod Chentsov pranoi se “integrimi i vërtetë” mund të fillonte vetëm kur të mbaronte lufta.

Pse duhet të presim?’

Disa shtete të BE-së kanë rënë dakord të mbështesin kandidaturën e Ukrainës, me kusht që t’i bashkëngjiten kushte përpara fillimit të negociatave të pranimit, duke përfshirë reformat gjyqësore dhe kundër korrupsionit.

Nuk është e qartë se kur mund të fillojnë negociatat, por presidenti i Komisionit Evropian tha se procesi do të jetë “i bazuar në merita”. Komisioni do të bëjë një bilanc në fund të vitit 2022.

Aplikimi i Moldavisë rekomandohet gjithashtu për miratim të kushtëzuar ndërsa Gjeorgjia pritet të refuzohet, megjithëse Komisioni Evropian tha se vendi mund t’i përkasë BE-së në kohën e duhur.

(Kosova Sot Online)