Vela për takimin Osmani-Macron: Presidenti francez u shpreh i interesuar të shohë progres për vizat

  • A.P /
  • 23 June 2022 - 21:45
Vela për takimin Osmani-Macron: Presidenti francez u shpreh i interesuar të shohë progres për vizat

Shefi i stafit të Presidencës, Blerim Vela, ka dhënë detaje nga takimi që presidentja Vjosa Osmani pati me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Ai tha se në këtë takim janë adresuar tri çështje, ku e para ishte liberalizimi i vizave, e dyta e që sipas Velës i ka interesuar edhe presidentit francez kanë qenë reformat dhe lufta ndaj krimit e korrupsionit, si dhe e treta dialogu Kosovë – Serbi.

Vela tha se për liberalizimin e vizave, presidenti Macron është shprehur i interesuar që të sheh progres.

“Ndërkaq, sa i përket krimit dhe korrupsion ka inkurajuar që institucionet tona të jenë më të vendosura dhe të shtyjnë përpara agjendën e tyre kundër-korrupsion”.

“Kurse, sa i përket dialogut është interesuar në veçanti për marrëveshjen e fundit për udhërrëfyesin për energji”, është shprehur Vela në Rubikon në Klan Kosova.

Për sa i përket dialogut që sipas Velës është adresuar si temë në këtë takim, Kosova ka marrë nota pozitive.

“Siç e dini Kosova ka një qasje shumë konstruktive në dialog dhe ajo që kemi vërejtur nga prilli i vitit të kaluar është që Serbia tenton të Është lajm i mirë arritja e marrëveshjes dhe ne jemi të interesuar që ato të zbatohen. Në këtë rast kjo për energji, por edhe për personat e zhdukur me dhunë që Serbia po heziton ta nënshkruaj. Jemi duke punuar ngushtë me ndërmjetësuesit evropianë që kjo të mbyllet sa më parë”, është shprehur Vela, njofton Klankosova.tv.

Ai, gjithashtu tha se ekziston një frymë shumë pozitive në lidhje me pozicionin e Kosovës karshi agresionit rus në Ukrainë, teksa shtoi se kjo është përmendur edhe nga disa shtete si një shembull i mirë i veprimit nga shtetet që synojnë të jenë anëtare të BE-së.

(Kosova Sot Online)