Bislimi: BE-ja e ka humbur argumentin për mosliberalizim vizash për Kosovën

  • A.P /
  • 23 June 2022 - 22:30
Bislimi: BE-ja e ka humbur argumentin për mosliberalizim vizash për Kosovën

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka folur për pritjet e tij për samitin e BE-së, e për liberalizimin e vizave të Kosovës.

Bislimi tha tani më BE-ja e ka humbur argumentin për mosliberalizim vizash, atë të luftës së krimit dhe korrupsionit.

“Jam optimist. BE=ja e ka humb edhe argumentin që e ka pas për mosliberalizim të vizave atë të luftës dhe krimit të korrupsionit, për arsye se të gjithë liderët e BE-së kanë konstatu se në Kosovë ka ardh një qeveri që vendosmërisht është përcaktu për luftimin e krimit dhe korrupsionit e kësaj qeverie duhet me i ndihmu. Tani më nuk flitet për kriteret tekinike, ato janë përmbush në vititn 2018. Është absurd që nuk është lib4ralizu deri tani”, tha Bislimi në debat plus.

Tutje ai shtoi se “Jam opotimist se do të gjenden mënyrat për të adresuar  këtë dhe që më në fund të jepet një sinjal pozitiv për qytetarët”.

(Kosova Sot Online)