Arsimtari nga Kosova ngacmon sek*sualisht nxënësen

  • A.P /
  • 23 June 2022 - 23:03
Arsimtari nga Kosova  ngacmon sek*sualisht nxënësen

Një arsimtar i shkollës së mesme të ulët “Lidhja e Pejës” në fshatin Novosellë të Pejës dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht një nxënëse të klasës së shtatë.

Rastin  e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se rasti është në fazën fillestare të hetimit dhe për shkak të ndjeshmërisë nuk mund të jepet asnjë informacion tjetër.

Drejtori i kësaj shkolle, Naim Hysaj tha përmes telefonit, se rasti është denoncuar në polici nga prindërit e vajzës dhe se organet e rendit kanë qenë në shkollë.

Ndërkohë, drejtori i Arsimit në Pejë, Islam Gega, përmes telefonit, se është njoftuar për rastin, por se nuk mund të deklarohet më shumë për shkak të hetimeve.

(Kosova Sot Online)