Dyshohet se vodhën rreth 200 litra naftë, arrestohen dy burra në Obiliq

  • E.K /
  • 24 June 2022 - 10:18
Dyshohet se vodhën rreth 200 litra naftë, arrestohen dy burra në Obiliq

Policia e Kosovës ka arrestuar dy burra në Obliq, meqenëse të njëjtit dyshohen se kanë vjedhur rreth 200 litra naftë nga rezervarët e një kamioni.

Pas intervistimit, të dy janë dërguar në mbajtje.     

“Obiliq 22.06.2022 – 19:10. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, nën dyshimin se nga rezervarët e një kamioni me targa vendore kanë vjedhur rreth 200 litra derivate. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

(kosova Sot Online)