Diplomati kroat analizon vendimet e BE-së, përmend zhgënjimin e Kosovës

  • E.K /
  • 24 June 2022 - 11:54
Diplomati kroat analizon vendimet e BE-së, përmend zhgënjimin e Kosovës

Bozho Kovaçeviq, diplomati kroat dhe ish-ministri i Ambientit, ka analizuar sot vendimet e nxjerra në Këshillin e Evropës të enjten, derisa ka theksuar ato nuk ishin befasi, por megjithatë lanë një shije të hidhur dhe zhgënjim tek qytetarët e Ballkanit Perëndimor.

Ky zhgënjim, tha ai, vërehet veçanërisht tek Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, përparimi i mëtejshëm i të cilave në rrugën drejt integrimit evropian është ndalur për arsye të papranueshme.

Po ashtu, tha Kovaçeviq në një intervistë prë televizionin kroat HRT, zhgënjim të madh ka edhe në Kosovë.

“Sa i përket Kosovës, ka zhgënjim duke pasur parasysh se Kosova dhe Serbia trajtohen në të njëjtën mënyrë, edhe pse Kosova po bën shumë më tepër përpjekje për t’i tejkaluar kriteret e përcaktuara nga BE-ja”, tha ai.

BE-ja, thotë ai, ka humbur shumë vite duke mos bërë asgjë për t’i kualifikuar vendet e Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE ose për t’i ndihmuar ato që kanë plotësuar tashmë kriteret për të hequr veton joracionale të Bullgarisë.

(Kosova Sot Online)