Shpresa vdes e fundit, nis peticioni për mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve 'pro' Trustit

  • G.G /
  • 24 June 2022 - 13:30
Shpresa vdes e fundit, nis peticioni për mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve 'pro' Trustit

“Me 10 mijë nënshkrime mund ta procedojnë në kuvend. I thashë kryeministrit se çfarë do të thuash nesër që këtë do ta sjellin qytetarët dhe cila do të jetë arsyeshmëria sepse s’do ta kesh më si objektiv opozitën por qytetarin”, tha mbrëmë deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

Lidhur me këtë, u kontaktua Adnan Jasharin, organizatorin e protestave për tërheqjen e mjeteve nga fondi pensional. Njëherë për njëherë protesta nuk do të ketë por, kjo nuk do të thotë që qytetarët janë dorëzuar para Qeverisë Kurti, që refuzoi fuqishëm miratimin e kësaj iniciative.

Kështu të paktën sipas Jasharit, i cili i tha GazetësBlic se peticioni për mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve do të fillojë shumë shpejt.

Peticioni do të bëhet në disa qytete të Kosovës dhe nisma për tërheqjen e parave nga Trusti, do të dërgohet në Kuvend.

Kujtojmë se, Projektligji për trustin ka dështuar të marrë votat për miratim në lexim të parë. Nga 102 deputetë që ishin në sallë, 44 votuan pro, 57 kundër dhe një ka abstenuar.

(Kosova Sot Online)