Parlamenti bullgar voton pro heqjes së VETO-s për Maqedoninë e Veriut

  • G.G /
  • 24 June 2022 - 13:37
Parlamenti bullgar voton pro heqjes së VETO-s për Maqedoninë e Veriut

Pak minuta më parë parlamenti bullgar ka votuar pro heqjes së VETO- s për Maqedoninë  e Veriut.

Me 170 vota pro, 37 kundër dhe 21 abstenim, ligjvënësit bullgarë votuan që të heqin VETO-n sipas kushteve të propozimit të presidencës franceze, me disa propozim-ndryshime të caktuara të propozim teksteve të procesit negociues.

Votimi për përfundimin e vetos së Bullgarisë kundër fqinjit të saj erdhi dy ditë pasi ligjvënësit bullgarë rrëzuan qeverinë e kryeministrit Kiril Petkov në një votë mosbesimi.

Kuvendi e autorizoi Petkov që ta heqë veton në mënyrë që Maqedonisë së Veriut t’i hapet rruga për çeljen e negociatave për t’u anëtarësuar në BE.

Me këtë vendim edhe ministrja për Punë të Jashtme në largim Teodora Gençovska ka marrë dritë jeshile që në emër të MPJ-së ta nënshkruaj Protokollin bilateral, të cilin së shpejti të dyja vendet duhet ta nënshkruajnë.

(Kosova Sot Online)