Bullgaria “dhëmbë për dhëmbë” me Ramën: Deklarata fyese, ne s’jemi një turp

  • G.G /
  • 24 June 2022 - 13:50
Bullgaria “dhëmbë për dhëmbë” me Ramën: Deklarata fyese, ne s’jemi një turp

Të njëpasnjëshme kanë qenë reagimet nga Bullgaria pas deklaratave të ashpra të kryeministrit Edi Rama ditën e djeshme në samitin e BE-së në Bruksel ku tha se një shtet po mban peng integrimin e dy vendeve të NATO-s, referuar vetos bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut.

Pas Minstrisë së Jashtme bullgare, ka reaguar edhe zv.kryeministrja Kornelia Ninova e cila e ka quajtur të papranueshme gjuhën e përdorur nga kryeministri Rama. Ninova shkruan se gjuha e përdorur nga Rama është fyese. Më tej ajo thekson se Bullgaria nuk është një turp, por është një vend me dinjitet që mbron interesat e saj kombëtare.

“Deklarata e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama se i turpshëm një vend anëtar i NATO-s që mban peng dy vende të tjera anëtare të NATO-s, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe se 26 vendet e tjera evropiane janë të pafuqishme është fyese, e ashpër dhe e papranueshme për Bullgarinë dhe për shtetet anëtare të BE-së. Ne nuk jemi një turp. Bullgaria ka dinjitet, mbron interesat e saj kombëtare dhe mbështet vlerat evropiane”, thuhet në reagim.

(Kosova Sot Online)