Ja sa persona ishin në protestën e sotme në veri të Mitrovicës kundër marrëveshjes për energjinë

  • A.P /
  • 24 June 2022 - 20:25
Ja sa persona ishin në protestën e sotme në veri të Mitrovicës kundër marrëveshjes për energjinë

Qytetarë serb në veri të Mitrovicës dolën në protestë pasditen e kësaj të premte për ta kundërshtuar udhërrëfyesin e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për implementimin e marrëveshjeve për energjinë të dakorduara më 2013 e 2015.

Por janë vetëm tre persona që  protestuan.

Më 21 qershor, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar një marrëveshje që do të mundësonte faturimin e qytetarëve të veriut, të cilët nuk kanë paguar rrymë mbi 20 vite.

Faturimin e rrymës pritet ta bëjë, kompania serbe, Elektrosever.

Gjatë ditës së sotme bordi i Zyrës së Rregullatorit PËR Energji me pesë vota “pro” dhe asnjë kundër, ka aprovuar licencën 5-vjecare për furnizim me energji elektrike

(Kosova Sot Online)