Një person në Gjilan theret me thikë

  • E.K /
  • 25 June 2022 - 10:21
Një person në Gjilan theret me thikë

Një person pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me mjetë të mprehtë (thikë) një person tjetër.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 12:15 në rrugën “Sadullah Brestovci”, në Gjilan.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull  kosovar  ka sulmuar me mjet të mprehtë –thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima  ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar ku gjatë kontrollit i janë gjet dhe konfiskuar 8 gram substancë narkotike të llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)