A e dini se në vitin 1986 në Kosovë ishin vetëm dy kompjuterë?

  • E.K /
  • 25 June 2022 - 10:50
A e dini se në vitin 1986 në Kosovë ishin vetëm dy kompjuterë?

Analisti Fitim Salihu ka publikuar një pjesë të revistës “Zëri i Rinisë” të vitit 1986, ku paraqiteshin statistikat e numrave të kompjuterëve në shkollat fillore e të mesme të shteteve të ish-federatës jugosllave.

Nga këto të dhëna, del se në shkollat e Kosovës ishin vetëm dy kompjuterë, ndërkohë që në Mal të Zi ishin 134 dhe në Serbi 120.

Salihu, me këtë krahasim ka shpërfaqur pabarazinë e thellë që ekzistonte mes kombësive të ndryshme në federatë.

“Pabarazia në numrin e kompjuterëve në shkollat e republikave dhe krahinave të Jugosllavisë për vitin 1986. Gjersa në krejt shkollat e Kosovës ishin vetëm 2 kompjuterë (0.2%), shkollat e Malit të Zi – republikë me më pak banorë se Kosova – kishin 134 kompjuterë, gjersa shkollat e Serbisë kishin 60 herë më shumë kompjuterë se krejt shkollat e Kosovës”, ka shkruar Salihu.

(Kosova Sot Online)