Shpëtoi 2 vajza nga zjarri, babai gjen zjarrfikësin hero

  • E.K /
  • 25 June 2022 - 12:16
Shpëtoi 2 vajza nga zjarri, babai gjen zjarrfikësin hero

Ky është zjarrfikësi Zeni Lamuça, heroi i dy vajzave të vogla që u shpëtuan nga zjarri që ra në një pallat në zonën  e Astirit në Tiranë disa ditë më parë.

Vajzat ishin bllokuar nga tymi dhe e kishin të pamundur të dilnin nga shkallët e brendshme të pallatit.

"Putin është sëmurë", Rama tregon prapaskenat nga Samiti: Na thanë se kish…

Lamuça bashkë me kolegët u dha ndihmën e parë banorëve, ndërsa u ngjit dy herë në katin e shtatë me shkallët e zjarrfikëses për të shpëtuar dy vajzat e vogla të familjes Nanaj.

Ky gjest i tij është vlerësuar shumë nga familjarët. Babai i dy vajzave e ka gjetur efektivin dhe ka shkuar bashkë me vogëlushet për ta falënderuar për ndihmën.

“Ky është zjarrfikësi Zeni Lamuca, heroi i gocave të mia”, shkruan Nanaj për efektivin.

(Kosova Sot Online)