Osmani nga Tajlanda thotë se janë diskutuar mundësitë për tërheqjen e investitorëve tajlandez në Kosovë

  • E.K /
  • 25 June 2022 - 12:22
Osmani nga Tajlanda thotë se janë diskutuar mundësitë për tërheqjen e investitorëve tajlandez në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar në Tajlandë ku edhe mori pjesë në tryezën e karakerit ekonomik.

Përmes një shkrimi në “Facebook”, Osmani thotë se në tryezën e përbashkët mes Kosovës e Tajlandës ishin prezente, biznese e shoqata të suksesshme aziatike.

Osmani shkruan se janë diskutuar mundësitë për tërheqjen e investitorëve tajlandez në Kosovë.

POSTIMI I PLOTË:

Në kuadër të vizitës në Tajlandë u mbajt tryeza e karakterit ekonomik e organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Këshillin Diplomatik, Odën Ekonomike Tajlandeze dhe Bordin e Tregtisë së Tajlandës që ka 115,417 anëtarë dhe përfaqëson mijëra biznese. Në prezencë të bizneseve e shoqatave nga Tajlanda, në mesin e të cilave disa nga kompanitë më të suksesshme aziatike në fushën e energjisë, ICT, tekstilit, arsimit e turizmit, diskutuam për mundësitë e tërheqjes së investitorëve nga ky shtet, si dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare në mes të dy vendeve.

Gjatë vizitës, delegacionit iu bashkua edhe drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, z.Arian Zeka, i cili bëri prezentimin për potencialin ekonomik të Kosovës para bizneseve tajlandeze. ?????

(Kosova Sot Online)