Lokali në Prishtinë ua ndalon hyrjen shtetasve të BE’së në shenjë proteste për vizat

  • E.K /
  • 25 June 2022 - 13:46
Lokali në Prishtinë ua ndalon hyrjen shtetasve të BE’së në shenjë proteste për vizat

Një lokal në Prishtinë ka vendosur një tabelë në hyrje, ku thuhet se u ndalohet hyrja pa viza shtetasve të Bashkimit Evropian.

Veprimi i drejtuesve të këtij lokali vjen në shenjë proteste pasi Kosovës s’iu liberaluzuan vizat.

“S’lejohet hyrja pa viza për shtetasit e Bashkimit Evropian”, thuhet në tabelë.

(Kosova Sot Online)