“Dron edukues” për shoferët që nuk përdorin korsinë e duhur

  • E.K /
  • 25 June 2022 - 13:56
“Dron edukues” për shoferët që nuk përdorin korsinë e duhur

Policia Rrugore e Tiranës njofton se tashmë ka në përdorim një pajisje të re inteligjente për të evidentuar shkeljet e drejtuesve të quajtur “Droni Edukues”.

Nëpërmjet një videoje, policia tregon se droni është i dedikuar veçanërisht për konstatimin e shkeljeve rrugore të pozicionimit të mjeteve në korsinë e duhur, sipas drejtimit dhe qëllimit të lëvizjes.

Policia ka publikuar pamjet e disa rasteve të kundravajtjeve që janë ndëshkuar me gjobe.

(Kosova Sot Online)