43 vite pa dalë nga garazhi, BMW-ja e rrallë del në ankand

  • E.K /
  • 25 June 2022 - 14:25
43 vite pa dalë nga garazhi, BMW-ja e rrallë del në ankand

Një makinë e rrallë BMW, që nuk e ka parë dritën e diellit prej 43 vitesh, do të dalë së shpejti në ankand dhe pritet të shitet më shumë se 2 milionë dollarë.

BMW 507 Series II Roadster, e vitit 1957, ka qëndruar në një garazh në Filadelfia që nga viti 1979.

Fillimisht, kjo makinë është dërguar në Venezuelë, më pas në Kanada, derisa u ble nga amerikani që e futi në garazh./A2CNN

(Kosova Sot Online)