Kurti: Rroftë Sllovenia, Kosova ngazëllehet me sukseset e saj

  • E.K /
  • 25 June 2022 - 16:54
Kurti: Rroftë Sllovenia, Kosova ngazëllehet me sukseset e saj

Kryeministri Albin Kurti është shprehur se Kosova gëzohet dhe gjen kurajën nga sukseset që ka arritur Sllovenia dhe qytetarët e saj.

“Jam fort i bindur se bashkëpunimi ynë dhe thellimi i marrëdhënieve bilaterale në mes të Kosovës dhe Sllovenisë do të jetë dobiprurës për të ardhmen e të dyja vendeve”, ka shkruar Kurti në Twitter.

“Rroftë Sllovenia!”, është shprehur ai në fund në gjuhën sllovene.

Sllovenia shënon sot ditën e pavarësisë, derisa urim drejt saj për këtë ka dërguar presidentja Vjosa Osmani.

Ambasadorja sllovene në Kosovë, Minca Benedejciq, ka falënderuar Kurtin dhe Osmanit për fjalët, derisa një natë përpara në Prishtinë ka pasur një ceremoni të mbajtur  për nder të ditës së shtetësisë së Sllovenisë.

(Kosova Sot Online)