Prekëse: Takon vajzën pas 32 vitesh, gruas i bie të fikët

  • E.K /
  • 27 June 2022 - 10:11
Prekëse: Takon vajzën pas 32 vitesh, gruas i bie të fikët

Një ngjarje prekëse është transmetuar së fundmi në rubrikën “Ka një mesazh për ty”. Esperanca pas plot 32 vitesh ka gjetur vajzën e saj Marsidën.

Ajo rrëfeu se e kishte lënë vajzën e saj në jetimore në vitin 1990 për shkak të rrethanave të vështira që ka pasur.

Mirëpo, Esperancës i patën thënë se e bija e saj kishte ndërruar jetë dhe ajo më pas kishte tentuar t’i jepte fund jetës.

“E lashë në jetimore, bëra dokumentat. Atje shkoja, e vëzhgoja nganjëherë, pastaj kur shkova melezen se donte ta njihte, ka vdekur edhe tezja, thanë që “nuk është këtu, ka vdekur”. Kur thanë ata ka vdekur, më ra si të fikët atje në jetimore. Pastaj me mendjen time thashë’ mbahu fort, bëhu e fortë Esperanca”. Sikur ma ndiente që ose do e kenë birësuar, ose do jetë aty dhe nuk ma tregojnë. Kur mora vesh që vajza kishte vdekur, unë piva ilaç që të vdisja dhe unë. Më çuan te Spitali Ushtarak dhe aty doja të hidhesha nga kati i tretë”, rrëfeu Esperanca.

“Ajo ka ditëlindjen më 29 Gusht, unë marr shoqet e mia, vajzën e dajës dhe i them “hajde hamë ndonjë gjë se ka ditëlindjen Marsida”. Këtë vit ajo mbush 32 vjeç më 29 Gusht”, vijoi ajo më tej.

Pas rrëfimit të saj, Marsida shkon për t’u takuar me nënën e saj dhe për ta përqafuar. Ky takim pas 32 vitesh ishte mjaft emocionues. Esperanca u prek shumë dhe nga emocionet që përjetoi, asaj i ranë të fikët në krahët e së bijës.

(Kosova Sot Online)