A po respektohet vendimi për karburante, inspektorët dalin në terren

  • E.K /
  • 27 June 2022 - 12:00
A po respektohet vendimi për karburante, inspektorët dalin në terren

Inspektorët e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), kanë dalë në terren për të monitoruar situatën nëse pompat e derivateve po respektojnë çmimet e vendosura për naftë, benzinë dhe gas për 24 orëshin e sotëm.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari i tha Gazetës Express se inspektorët ndodhen në terren për të parë se sa po respektohet çmimorja.

Ndërkohë, Express është në pritje të një përgjigje nga ministria nëse kjo çmimore po respektohet në terren.

Ministria njoftoi sot se “Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.85 eurocentë për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.74 eurocentë për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 eurocentë për litër.Çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 27/06/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit”, thuhet në njoftimin e tyre.

Prej javësh Kosova po përballet me çmimet më të larta ndonjëherë të naftës. 

(Kosova Sot Online)