Beteja e LDK’së për Zvicrën, rithemelon nëndegë në dy qytete të Zvicrës

  • E.K /
  • 27 June 2022 - 14:23
Beteja e LDK’së për Zvicrën, rithemelon nëndegë në dy qytete të Zvicrës

Lidhja Demokratike e Kosovës dje ka mbajtur dy kuvende për rithemelimin e nëndegëve të kësaj partie në Winterthur dhe Fraunfeld të Zvicrës.

Sipas LDK-së, atje janë konsoliduar kryesitë e nëndegëve dhe janë zgjedhur delegatët e Kuvendit të Degës së LDK-së në Zvicër.

Në punimet e këtyre nëndegëve morën pjesë anëtarët e Ekipit Politik për Mërgatën: Anton Quni, Sokol Haliti dhe Armend Zemaj, të shoqëruar nga kryetari i degës së LDK-së në Zvicër, Ahmet Kosumi dhe bashkëpunëtorë tjerë.

Postimi i plotë:

LDK po dëgjon; LDK po vazhdon rikthimin.

Dje, në Zvicër, u mbajtën dy kuvende për rithemelimin e nëndegëve të LDK-së në Ëinterthur dhe Frauenfeld. Në nëndegën e LDK-së në Ëinterthur, kryetar u zgjodh z. Osman Lajqi, ndërsa kryetar i nëndegës në Frauenfeld, z. Nue Gjergji.

Me këtë rast, u konsoliduan kryesitë e nëndegëve si dhe u zgjodhën delegatët e Kuvendit të Degës së LDK-së në Zvicër.

Pjesëmarrës në punimet e këtyre nëndegëve ishin anëtarët e Ekipit Politik për Mërgatën: Anton Quni, Sokol Haliti dhe Armend Zemaj, të shoqëruar edhe nga kryetari i Degës së LDK-së në Zvicër, z. Ahmet Kosumi me bashkëpunëtorë.

LDK dhe mërgata janë një familje, një shtëpi, prandaj lidhja ndërmjet LDK-së dhe mërgatës do të forcohet edhe më tej.

(Kosova Sot Online)