Trajkoviq: Jam ndaluar për shkak të padisë së Radoiçiqit

  • A.P /
  • 27 June 2022 - 21:00
Trajkoviq: Jam ndaluar për shkak të padisë së Radoiçiqit

Kryetarja e OJQ-së Lëvizja Evropiane e Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka publikuar në Twitter se “arsyeja misterioze” e ndalimit të saj të premten në aeroportin e Beogradit, “Nikolla Teslla” ka qenë se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, ka ngritur padi penale ndaj saj.

“Më ndaluan të largohem nga Serbia për shkak të një padie të ngritur nga një person i cili është nën Sanksionet Magnetike të Thesarit Amerikan. Ai është i lirë në këtë vend, por unë nuk jam”, ka thënë Trajkovi.

Të premten policia kufitare, në aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd ia ndaloi Rada Trajkoviqit të dalë nga Serbia, e cila udhëtonte në Podgoricë, por nuk i ishte treguar arsyeja e ndalimit.

“Policia është rreth meje dhe po më ruan sikur të isha krimineli më i madh dhe më famëkeq në Serbi, unë, doktor dhe profesor”, ka shkruar Trajkoviq në Twitter të premten, pa dhënë më shumë detaje.

(Kosova Sot Online)