Çfarë e mahniti Presidenten Osmani në Singapor?

  • A.P /
  • 29 June 2022 - 14:21
Çfarë e mahniti Presidenten Osmani në Singapor?

Presidentja Vjosa Osmani, përmes një postimi në Facebook, bëri të ditur se  kanë vizituar njërin nga impiantet më të mëdha të paneleve solare lundruese në botë i cili gjendet në Singapor.

“Me një kapacitet prej 60 MWp, një sipërfaqe prej 45 hektarësh e 122,000 paneleve lundruese, projekti i kompanisë Sembcorp furnizon me energji pesë impiantet lokale të trajtimit të ujit të Singaporit, duke e bërë vendin një nga vendet e pakta në botë që ka një sistem ujësjellësi 100% të gjelbër”, u shpreh Presidentja Osmani.

Ajo u shpreh që ky vend është shembull ideal se si kombinohen inovacioni, teknologjia e mbrojtja e mjedisit në dobi të zhvillimit dhe mirëqenies së shtuar.

Shkrimi i Presidentes:

Sot vizituam njërin nga impiantët më të mëdhenj të paneleve solare lundruese në botë i cili gjindet në Singapor. 
Me një kapacitet prej 60 MWp, një sipërfaqe prej 45 hektarësh e 122,000 paneleve lundruese, projekti i kompanisë Sembcorp furnizon me energji pesë impiantet lokale të trajtimit të ujit të Singaporit, duke e bërë vendin një nga vendet e pakta në botë që ka një sistem ujësjellësi 100% të gjelbër.
Ky projekt është shembull ideal se si kombinohen inovacioni, teknologjia e mbrojtja e mjedisit në dobi të zhvillimit dhe mirëqenies së shtuar - një model për tu ndjekur nga të gjithë përderisa punojmë për tranzicionin energjetik.
E ardhmja e gjelbër dhe zhvillimi i qëndrueshëm qëndrojnë në boshtin e konceptit zhvillimor të Singaporit.

(Kosova Sot Online)