Kurti: Nuk kam thënë se secila marrëveshje me Serbinë është e keqe

  • A.P /
  • 27 June 2022 - 21:02
Kurti: Nuk kam thënë se secila marrëveshje me Serbinë është e keqe

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka thënë të hënën, se nuk ka qenë kundër të gjitha marrëveshjeve me Serbinë.

Ai ka folur edhe specifikisht për marrëveshjen e energjinë me Serbinë, ku tha se “është marrëveshje e keqe”.

“Ajo marrëveshje nuk është e mirë dhe ajo që kemi bërë ne është një udhërryfyes i zbatimit që ka afate të caktuara”.

Sipas tij, kompanisë “Elektrosever” i ka dhënë licenca me kushte të caktuara.

(Kosova Sot Online)