Befason Kurti, i numëron marrëveshjet e mira të dialogut me Serbinë

  • A.P /
  • 27 June 2022 - 21:09
Befason Kurti, i numëron marrëveshjet e mira të dialogut me Serbinë

Marrëveshja e Kosovës me Serbinë për nostrifikimin e diplomave ka qenë një marrëveshje e mirë, sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ai ka thënë se disa marrëveshje kanë qenë të mira – e që nuk i ka kundërshtuar të gjitha ato.

“Nostifikimi i marrëveshjeve ka qenë marrëveshje e mirë, por nuk është zbatuar kurrë”, ka thënë Kurti.

Kreu i ekzekutivit ka thënë se ka marrëveshje që i ka kundërshtuar por i zbaton.

“Çfarë të bëjë unë kur në Bruksel e vendosin fusnotën, unë e kam kundërshtuar para që të bëhet e kam kundërshtuar kur është konfiskuar, por të njehjen e sjellin në vitin 2022”, ka thënë Kurti. 

(Kosova Sot Online)