Flet Kurti: Për Kosovën s’bën, por a bën për Shqipërinë Ballkani i Hapur?

  • A.P /
  • 27 June 2022 - 21:44
Flet Kurti: Për Kosovën s’bën, por a bën për Shqipërinë Ballkani i Hapur?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se “Ballkani i Hapur” nuk është i mirë për Shqipërinë.

“Ajo që s’është e mirë për Kosovën s’është e mirë për Shqipërinë, ajo që nuk është e mirë për Shqipërinë nuk është e mirë për Kosovën”, ka thënë Kurti

Kurti e ka shprehur qëndrimin e tij kundër “Ballkanit të Hapur”.

Sipas tij, “Serbia është e hapur ndaj Rusisë dhe Kinës”, e Kosova nuk mund të përfshihet në atë iniciativë.

Ka shtuar se “duhet të rritet bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë”.

(Kosova Sot Online)