Pas udhërrëfyesit, Lajçak nis vizitën tre-ditore në Kosovë

  • A.P /
  • 27 June 2022 - 22:48
Pas udhërrëfyesit, Lajçak nis vizitën tre-ditore në Kosovë

Partia Socialdemokrate mbajti një aktivitet simbolik para Zyrës së Kryeministrit rreth 30 minuta para vizitës së Lajçakut, këta dorëzuan peticionet që dikur Vetëvendosje i mblodhi kundër marrëveshjeve që tash u zotuan se do t’i zbatojnë.

Po vjen vet i pesti në zyrën e kryeministrit.

Mirëpo, nikoqiri as që del për ta pritë mysafirin special të emëruar nga Bashkimi Evropian si ndërmjetësues për dialogun Kosovë-Serbi.

Vizitën zyrtare tre ditore, Miroslav Lajçak e nisi në kryeministri për ta vazhduar më tej me krerët e partive opozitare në vend, si dhe me vizitën e paralajmëruar në Prizren dhe veri të vendit.

Arsyeja e mos-takimit me presidenten Osmani është shkuarja e kësaj të fundit në takim zyrtar në shtetin e Singaporit.

Sidoqoftë të gjitha të arriturat nga këto takime të Lajçak do shpalosen të mërkurën në konferencën për media nga vetë ai.

Kjo vizitë e tij erdhi pesë ditë pasi që nën ndërmjetësimin e tij, Besnik Bislimi e Petar Petkoviq nënshkruan udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara mes Kosovës e Serbisë në vitin 2013 dhe 2015.

Pikërisht për këtë temë, Partia Socialdemokrate mbajti një aktivitet simbolik para Zyrës së Kryeministrit rreth 30 minuta para vizitës së Lajçak.

Këta dorëzuan peticionet që dikur Vetëvendosje, i mblodhi kundër marrëveshjeve që tash u zotuan se do t’i zbatojnë.

Molliqaj pati kritika edhe për emisarin e BE-së, që sipas tij, nuk është i duhuri për të ndërmjetësuar marrëveshjen finale mes Kosovës e Serbisë.

(Kosova Sot Online)