Sekretari amerikan e dënon sulmin rus ndaj qendrës tregtare në Ukrainë

  • A.P /
  • 27 June 2022 - 22:50
Sekretari amerikan e dënon sulmin rus ndaj qendrës tregtare në Ukrainë

Anthony Blinken, Sekretari amerikan i Shtetit, ka dënuar sulmin e Rusisë mbi një qendër tregtare në Ukrainë.

Të paktën 13 persona raportohen që kanë vdekur, por numri mund të rritet pasi ka shumë të lënduar.

Raportohet se mbi 1 mijë njerëz ishin brenda asaj qendre tregtare kur ndodhi sulmi rus.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim partnerët tanë ukrainas dhe do të kërkojmë llogari nga Rusia, përfshirë ata që janë përgjegjës për mizoritë”,ka shkruar Blinken në Twitter. 

(Kosova Sot Online)