Mblidhet grupi punues për Vettingun, KPK-ja dhe KGJK-ja e bojkotojnë takimin

  • A.P /
  • 27 June 2022 - 22:52
Mblidhet grupi punues për Vettingun, KPK-ja dhe KGJK-ja e bojkotojnë takimin

Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Këshilli Gjyqësor bojkotuan mbledhjen e grupit punues këtë të hënë për procesin e vetingut.

Është mbledhja e dytë e grupit punues për Vetingun.

Në këtë takim të hënën mori pjesë edhe ministrja e drejtësisë Albulena Haxhiu.

Ndryshe nga ministrja, janë dy institucione tjera të rëndësishme që bojkotuan takimin.

Bëhet fjalë për Këshillin Prokurorial dhe atë Gjyqësor të Kosovës, që njëjtë kishin vepruar në nëntorin e vitit të kaluar. 

Vet Haxhiu shprehu pakënaqësi për këtë bojkot.

Tutje Haxhiu tregoi se cila çështje duhet të jetë në fokus.

Opinionet e Komisionit të Venecias për Vetingun bashkë me Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme janë publikuar në fillim të javës së kaluar, që parimisht janë mbështetës për këtë proces.

(Kosova Sot Online)