27 vjeçi nga Kosova godet me kokë murin e derës

  • A.P /
  • 27 June 2022 - 22:55
27 vjeçi nga Kosova godet me kokë murin e derës

Ndaj të dyshuarit që ishte në gjendje të dehur, prokurori i shtetit ka marrë vendim për ndalimin e tij për 48 orë dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor.

Ishte sjellë në stacion policor nën ndikimin e alkoolit.

Me të hyrë brenda këtij objekti, një person me iniciale Sh.H ka tentuar ta lëndojë vetën duke e goditur murin dhe derën me kokë e këmbë.

Pas kësaj, i njëjti ka sulmuar edhe një zyrtar policor duke i shkaktuar edhe lëndime trupore.

Por, për këtë rast, policia rajonale e Gjilanit nuk ka dashur të jap më shumë detaje.

Ndryshe nga policia, rastin e ka konfirmuar Prokuroria Themelore e Gjilanit.

Sipas Prokurores së rastit, personi i dehur ka goditur zyrtarët policorë me shqelma

Në anën tjetër, për gjendjen e policit të lënduar, detaje kanë dhënë nga Spitali i Gjilanit.

Ndaj të dyshuarit, që ishte nën ndikimin e alkoolit, Prokurori i Shtetit ka marrë vendim për ndalimin e tij për 48 orë dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor.


(Kosova Sot Online)