
Lexoni edhe:
Fati i Qeverisë Kurti në marrëveshjen me opozitën për votimin e Ligjin e Trustit dhe tërheqjen e 30% të kursimeve
Analisti Blerim Latifi, ka thënë se Lajçak dëshiron edhe një mandat tjetër si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi, andaj thotë se do të bëjë çmos që ta nxjerr edhe një marrëveshje teknike në këtë dialog, për t’i bindur shefat në Bruksel mbi sukseset e punës së tij.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se vizita e tij në ekspozitën e emrave të mijëra fëmijëve shqiptarë të vrarë gjatë luftës nga shteti serb bëhet në funksion të qëllimeve të tij karrieriste.
Ai e quan skenë të pastër manipulimi nga ana e Lajçak, që të duket sikur ndjen dhimbje për vuajtjen e shqiptarëve.
Postimi i tij i plotë:
Lajçakut i përfundon mandati me 31 gusht 2022. Si një burokrat i mësuar me poste që nga koha e Partisë Komuniste të Çekosllovakisë, sigurisht se ai dëshiron që t’i jepet edhe një mandat tjetër si ndërmjetësues në dialogun Kosovë- Serbi. Prandaj do bëj çmos ta nxjerr edhe një marrëveshje teknike në këtë dialog, për t’i bindur shefat në Bruksel mbi sukseset e punës së tij.
Vizita e tij në ekspozitën e emrave të mijëra fëmijëve shqiptarë të vrarë gjatë luftës nga shteti serb bëhet në funksion të qëllimeve të tij karrieriste, e jo për ndonjë arsye që lidhet me drejtësinë për viktimat.
Është skemë e pastër manipulimi: të dukem si dikush që ndjen dhimbje për vuajtjen e shqiptarëve dhe ata me zemërgjerësinë e tyre do më dhurojnë mua një marrëveshje tjetër teknike me Beogradin. Kuadër i formuar në shkollën sovjetike të manipulimit.
(Kosova Sot Online)