Pas Kosovës, Lajçak vizitë treditore edhe në Serbi

  • G.G /
  • 28 June 2022 - 13:01
Pas Kosovës, Lajçak vizitë treditore edhe në Serbi

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas Prishtinës do të qëndrojë për vizitë treditore edhe në Brograd.

Lajaçk do të qëndrojë në kryeqytetin serb nga 29 qershori deri më 1 korrik, ka njoftuar Delegacioni i BE-së në Serbi, shkruan Reporteri.net.

Gjatë vizitës së tij në Beograd, Lajçak do të takohet me presidentin SERB Aleksandar Vuçiq, kryetarin e parlamentit serb Ivica Daçiq, si dhe me liderë të opozitës parlamentare dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Serb, thekson njoftimi

Lajçak ka mbërritur dje në Kosovë, ku është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Gjatë ditës së sotme ai ka pasur takime me liderë të partive opozitare, gjersa është paralajmëruar edhe një vizitë në veri të vendit.

Në takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti Lajçak ka thënë se kanë diskutuar për çështjen e dialogut me Serbinë.

Lajçak ka thënë se e ka përgëzuar Kurtin për arritjen e marrëveshjes për energjinë.

“Shumë mirë që u ktheva në Kosovë! E nisa vizitën time duke u takuar me kryeministrin për të vazhduar diskutimin tonë për rrugën përpara në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve. Unë gjithashtu e përgëzova atë për arritjen e një marrëveshjeje për energjinë javën e kaluar”, ka shkruar Lajçak.

Vizita e diplomatit evropian vjen në një kohë kur liberalizimi i vizave është injoruar në samitin BE-Ballkani Perëndimor.

Samiti i Bashkimit Evropian, i cili u mbajt në Bruksel më 23 qershor, mblodhi liderë, jo vetëm evropianë. Ai i parapriu një takimi të krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Kosova u kthye e zhgënjyer nga ky samit, ndonëse presidentja Osmani tha se ka marrë përkrahje përmes deklaratave edhe nga shtetet që deri më tani kishin qenë skeptike sa i përket liberalizimit të vizave.

(Kosova Sot Online)