Shtetet e G7 thirrje Rusisë: Lirojë portet ukrainase që të eksportohet gruri

  • G.G /
  • 28 June 2022 - 13:18
Shtetet e G7 thirrje Rusisë: Lirojë portet ukrainase që të eksportohet gruri

Udhëheqësit e G7 i kanë bërë thirrje Rusisë që të heqë bllokadën në portet e Detit të Zi të Ukrainës dhe të ndërpresë veprimet që kontribuojnë në pasigurinë ushqimore globale.

Sipas tyre Rusia është duke i bllokuar portet që i mundësojnë Ukrainës ta eksportojë grurin e saj.

Në disa vende afrikane veç janë shfaqur shenjat e para të urisë.

Ndërkohë, Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se gjatë dimrit mund të ketë probleme me furnizim të produkteve ushqimore, sidomos në vendet në zhvillim. 

(Kosova Sot Online)