Përfundon manifestimi në Gazimestan, serbët shpërndahen të qetë

  • E.K /
  • 28 June 2022 - 14:32
Përfundon manifestimi në Gazimestan, serbët shpërndahen të qetë

Ka përfunduar manifestimi i serbëve në Gazimestan te monumenti i heronjëve raporton KosovoOnline.

Ata janë shpërndarë të qetë pas shërbimit që u krye aty nga Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe Porfirije.

Gjatë qëndrimit atje serbët kanë shpalosur flamujt e Serbisë dhe kanë kënduar këngë nacionaliste.

Policia e Kosovës ka qenë prezente për të siguruar mbarëvajtjen e organizimit, teksa disa serbë i ka kthyer mbrapsht pasi me vete mbanin simbole me mesazhe nacionaliste.

(Kosova Sot Online)