Arrestohet një person në Gazimestan, bëri thirrje nacionaliste

  • E.K /
  • 28 June 2022 - 15:12
Arrestohet një person në Gazimestan, bëri thirrje nacionaliste

Një qytetar serb është arrestuar nga Policia e Kosovës në Gazimestan gjatë shënimit të Vidovdanit.

Sipas gazetarëve, i arrestuari ka bërë thirrje nacionaliste gjatë daljes nga oborri dhe të njëjtit i kanë munguar dokumentet e identifikimit.

Pas arrestimit, ai është dërguar në stacion policor.

Përveç provokimeve dhe thirrjeve nacionaliste, nuk ka pasur incidente tjera, ndërsa atje kanë qëndruar një numër i madh i policëve, me qëllim që të ruajnë rendin publik.

Media ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës për detaje tjera dhe është në pritje të përgjigjes.

(Kosova Sot Online)