Pisonero: Ka shtete skeptike që Kosovës t’i hiqen vizat, ne qëndrojmë pas rekomandimit të 2018-ës

  • E.K /
  • 28 June 2022 - 15:37
Pisonero: Ka shtete skeptike që Kosovës t’i hiqen vizat, ne qëndrojmë pas rekomandimit të 2018-ës

Komisioni Europian vazhdon të qëndrojë pas rekomandimit  të korrikut të 2018-ës që thotë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Zëdhënësja e këtij institucioni, Ana Pisonero, ka thënë se është një proces i zgjatur dhe që tani është në pritje të Këshillit të Ministrave.

Në një konferencë për media, Pisonero tha se disa nga shtetet anëtare kanë shqetësime të vazhdueshme mbi disa çështje siç është luftimi i korrupsionit, pretendimet e rreme për azil dhe siguria e dokumenteve.

“Nga ana jonë, Komisioni qëndron  i gatshëm që të jep mbështetje punën ndërmjet shteteve anëtare dhe autoriteteve të Kosovës në mënyrë që të zgjidhen këto çështje”, ka deklaruar ajo.

(Kosova Sot Online)