Presidenti i Meksikës: Varfëria dhe dëshpërimi i mbyti 50 emigrantë që donin të hynin në SHBA

  • A.P /
  • 28 June 2022 - 15:57
Presidenti i Meksikës: Varfëria dhe dëshpërimi i mbyti 50 emigrantë që donin të hynin në SHBA

“Varfëria dhe dëshpërimi” çuan në vdekjen e të paktën 50 emigrantëve të braktisur në një kamion të Teksasit, ka thënë presidenti i Meksikës, Andrés Manuel López Obrador të martën.

Andres Manuel Lopez Obrador fajësoi trafikimin dhe “mungesën e kontrollit” në kufi – rastin më të keq të vdekjeve të emigrantëve për shkak të kontrabandës në SHBA.

Gati dy 40  meksikanë, shtatë guatemalanë dhe dy hondurasë ishin mes të vdekurve, raporton BBC

Ata që u gjetën të gjallë, përfshirë katër fëmijë, u dërguan në spital.

Të mbijetuarit ishin “të nxehtë në prekje” dhe vuanin nga goditja e nxehtësisë dhe lodhja nga nxehtësia.

Autoritetet po punojnë për të konfirmuar kombësinë e viktimave të mbetura.

(Kosova Sot Online)