Mustafa: Nëse Kurti thotë se marrëveshja është e keqe ka bërë gabim fatal

  • A.P /
  • 28 June 2022 - 18:26
Mustafa: Nëse Kurti thotë se marrëveshja është e keqe ka bërë gabim fatal

Ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka folur për marrëveshjen e energjisë së arritur mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se e konsideron si të mirë arritjen e marrëveshjes, mirëpo “në qoftë se dikush konsideron që marrëveshja është e keqe, unë konsideroj që ka bërë gabim fatal që e ka pranuar  që ajo të zbatohet”

Mustafa tha se bashkë me përfaqësuesit e ZRRE-së, KEDS-it e KOSTT-it kanë konstatuar se është dashur të nënshkruhet kjo marrëveshje, në mënyrë që të ushtrohet sovraniteti energjetik në gjithë Kosovën.

Sipas tij, nuk është mirë që kjo marrëveshje të aturibuohet me konstatime negative “sepse si të tilla në qoftë se janë, kryeministri nuk është në gjendje ta dijë se çfarë po bën”

(Kosova Sot Online)