Bombardimi i qendrës tregtare, reagon Lavrov: Ja si qëndron e vërteta

  • A.P /
  • 28 June 2022 - 18:27
Bombardimi i qendrës tregtare, reagon Lavrov: Ja si qëndron e vërteta

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, theksoi se bombardimi i qendrës tregtare në Ukrainë nuk është aspak ashtu siç duket.

“Ditën e djeshme, të gjitha mediat perëndimore “shpërthyen” me videot nga Kremenchuk. Ato tregonin pamje nga një qendër tregtare që po digjej dhe akuzonin ushtrinë ruse për bombardimin e infrastrukturës civile. Ministria e Mbrojtjes e shpjegoi fare qartë se çfarë ndodhi në të vërtetë. Ushtria ruse bombardoi një hangar ku ishin dërguar armët e amerikanëve dhe evropianëve. Si rezultat i shpërthimit të armatimeve aty, një qendër tregtare e boshatisur që ishte aty pranë, mori flakë”, deklaroi ministri i Jashtëm rus gjatë një vizite në Turkmenistan.

“Ne kemi folur shpesh për planet e SHBA-së dhe Evropës për të sjellë armë të reja në Ukrainë. Këto plane po implementohen dhe linja që ka ndërmarrë Perëndimi është kundërproduktive dhe e dëmshme. Sa më shumë armë të sjellin në Ukrainë, aq më shumë do të zgjasë lufta në Ukrainë dhe aq më shumë do të zgjasë agonia e regjimit nazist, që po mbështetet nga kapitalet perëndimore”, shtoi Lavrov.

Në bombardimin e qendrës tregtare mbetën të vdekur 18 persona.

(Kosova Sot Online)