Mbi 15 mijë euro për akomodim, hotelet luksoze ku qëndroi Kurti me ekip në SHBA

  • A.P /
  • 28 June 2022 - 18:52
Mbi 15 mijë euro për akomodim, hotelet luksoze ku qëndroi Kurti me ekip në SHBA

Kryeministri Albin Kurti shpenzoi afto 5 mijë euro për në hotele, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në maj.

Sipas të dhënave të shpenzimeve të cilat i ka siguruar media shefi i Qeverisë, bashkë me 5 anëtarë tjerë të stafit të tij shpenzuan në total 15 mijë e 107 euro për akomodim.

Vizitën 19-ditore në SHBA, Kurti e nisi duke u ndalur fillimisht në Turqi, në një hotel në aeroportin e Stambollit, Kurti qëndroi në hotelin “Yotel”, që ofron palestër, dhoma fleksibël takimesh, bar e restorant elegant. Megjithatë, sipas përshkrimit të vetë hotelit, ai njihet si “një vend vetëm për ta vendosur kokën”.

 

Yotel Istanbul Airport

Kurti në Amerikë qëndroi në disa hotele, kryesisht aso të “Hillton”, markës globale amerikane që posedon hotele luksoze.

Kryeministri qëndroi edhe në “Homewood Suites” në Washington D.C, një hotel i stilit rezidencial me suita.

Homewood Suites

Në San Francisco Kurti po ashtu ishte mysafir në “Westin Hotels & Resorts”, një nga hotelet luksoze amerikane në pronësi të Marriott International

Westin Hotels & Resorts

Në Washington D.C. Kurti kishte zgjedhur të qëndronte në hotelin luksoz “Melrose Georgetown Hotel”, një hotel afër Shtëpisë së Bardhë.

Ky hotel njihet, ndër tjerash, për disa zona të veçanta ndenjëse brenda.

Melrose Georgetown Hotel

Në New York, Kurti qëndroi në hotelin “The Shelburne Sonesta”, një hotel po ashtu luksoz, me tarraca të mëdha, dhoma me pamje të jashtëzakonshme të qytetit.

Ky hotel është i vendosur në zemër të një lagjeje të dashur të këtij qyteti ikonik, “Murray Hill”.

The Shelburne Sonesta

Dy fatura të shpenzimeve i referohen Artan Durakut, shefit të Misionit në Konsullatën e Kosovës në Iowa. Ai qëndroi në “Embassy Suites”.

Embassy Suites

Media i ka marrë të martën të dhënat e shpenzimeve të delegacionit kosovar në SHBA. Fatura që i ka shkuar buxhetit të shtetit është saktësisht 36 mijë e 722 euro.

Image

(Kosova Sot Online)