Berisha: Rama shkelmoi BE-në dhe u rreshtua krah Vuçiçit

  • A.P /
  • 28 June 2022 - 20:28
Berisha: Rama shkelmoi BE-në dhe u rreshtua krah Vuçiçit

Kreu i PD Sali Berisha në një tryezë me aktivistë të shoqërisë civile deklaroi se me kryeministrin Edi Rama nuk ka integrim në Bashkimin Europian.

Berisha tha se ai është rreshtuar krah Vuçiçit dhe jo drejt BE-së ndërsa theksoi se PE e thotë qartë që Shqipëria s’i ka plotësuar kushtet.

Ndër të tjera kreu i selisë blu tha se vetoja bullgare është vetëm pretekst nga Edi Rama.

“Të bëjë zgjidhjen e tij, e kam vëlla Vuçiçin po dua të kem dhe Albinin, çfarë është kjo, rreshtimi i tij në anë të kudërt që duhet të rreshtohet Shqipëria.

S’ka integrim me Edi Ramën. Bullgaria është vetëm preteksti. Siç thotë PE Shqipëria nuk plotëson kriteret. S’kemi drejtim tjetër veç BE-së.”-tha Berisha.

(Kosova Sot Online)