Raketa ruse godet qendrën tregtare

  • A.P /
  • 28 June 2022 - 19:58
Raketa ruse godet qendrën tregtare

Ishte një ditë plot diell në Kremenchuk, qytet me 220 mijë banorë dhe një nga qendrat industriale të Ukrainës, kryeqendër e rajonit të Poltavës, larg nga Donbasi pothuajse i shkatërruar nga sulmi rus, kjo zonë ishte nga të paktat ku ende ekzistonte një përditshmëri pothuajse normale.

Por gjithçka ndryshoi nga një raketë, me shumë mundësi e tipit AS-4  e ndërtuar gjatë Bashkimit Sovjetik, e cila goditi një nga qendrat tregtare të qytetit duke e shkatërruar plotësisht, dhe shkaktuar të paktën 22 viktima dhe dhjetëra persona që ende mungojnë.  

Pamjet ndoshta më rrëqethëse të ngjarjes, që u cilësua edhe nga liderët perëndimore të G7 si një ”krim lufte”, vijnë nga parku që ndodhej jo larg nga qendra tregtare.

Kamerat e sigurisë të parkut, përreth një liqeni artificial, tregojnë nga këndvështrime të shumta terrorin e qytetarëve që fillimisht dëgjojnë sirenat e alarmit, dhe më pas tentojnë t’i shpëtojnë goditjes, disa edhe duke u hedhur në liqen.  

(Kosova Sot Online)