Rusia “infiltrohet” në Ukrainë, ish-agjenti i KGB spiunon për rusët

  • A.P /
  • 28 June 2022 - 20:02
Rusia “infiltrohet” në Ukrainë, ish-agjenti i KGB spiunon për rusët

Zyra e prokurorit rajonal të Lviv ka njoftuar një banor vendas se ai dyshohet për tradhti, pasi ka ndihmuar forcat ruse në Ukrainë, raporton agjencia e lajmeve Interfax-Ukraine.

Sipas hetimeve, personi në fjalë, një veteran i Komitetit Sovjetik të Sigurisë së Shtetit (KGB), ndihmoi shtetin agresor dhe formacionet e tij ushtarake në kryerjen e aksioneve subversive kundër Ukrainës.

Duke përdorur një mesazher në internet, njeriu u dërgoi rusëve informacione për vendndodhjet e Forcave të Armatosura të Ukrainës në Rajonin Lviv për kryerjen e sulmeve me raketa”, thotë zyra e prokurorit.

Burrit i është caktuar masa e paraburgimit pa mundësinë e lirimit me kusht.

Drejtoria rajonale e Lviv e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU) po vazhdon hetimet paraprake. 

(Kosova Sot Online)