Vizitë e rrallë, ambasadori saudit nuk shkoi duarthatë te Myftiu Tërnava

  • E.K /
  • 29 June 2022 - 13:11
Vizitë e rrallë, ambasadori saudit nuk shkoi duarthatë te Myftiu Tërnava

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, të hënën në Prishtinë është takuar me ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, Feisal Ghasi Ismail.

Tërnava me ambasadorin saudit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për pranimin e 25 tonëve hurma nga Mbretëria e Arabisë Saudite nëpërmjet Ambasadës në Tiranë.

“Gjatë kësaj vizite, ambasadori i Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë dhe Myftiu i Kosovës biseduan për raportet e shkëlqyera si dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve”, thuhet në njoftimin e BIK-ut. 

(Kosova Sot Online)