Sherre pronash, “kërcet dajaku” mes fshatarëve në këtë vend

  • E.K /
  • 29 June 2022 - 15:39
Sherre pronash, “kërcet dajaku” mes fshatarëve në këtë vend

Sherret për pronat s’kanë fund! Një 42-vjeçarnga fshati Zenisht i Matit ka rënë në pranga, pasi gjatë një konflikti për motive pronësie, ka goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime në trup një 54-vjerçareje.

54-vjeçarja ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Edhe në fshatin Kurdari të Klosit, një 46-vjeçar dhe një 60-vjeçar po konfliktoheshin me njëri-tjetrin për çështje pronësie.

Gjatë konfliktit, 46-vjeçari ka goditur me gur dhe me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime në trup bashkëfshatarit 60-vjeçar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë janë nisur drejt vendngjarjes shërbimet e Policisë , ku është parandaluar në këtë mënyrë dhe përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit dhe është bërë i mundur arrestimi i 46-vjeçarit.

(Kosova Sot Online)