Asociacioni i Komunave javën tjetër padit dy ministri

  • A.P /
  • 29 June 2022 - 22:39
Asociacioni i Komunave javën tjetër padit dy ministri

Drejtor Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka thënë që javën e ardhshme pritet të dërgojnë padinë për Ministrinë e Arsimit dhe atë të Shëndetësisë.

Kjo padi do të bëhet për nënshkrimin e kontratave kolektive për arsim dhe shëndetësi pa konsultim e dakordim me komunat, pasi zbatimi i tyre po bëhet në dëm të buxheteve komunale.

Në anën tjetër, edhe pse padia është paralajmëruar kohë më parë, nuk ka pasur asnjë reagim nga asnjëra nga ministritë, as ajo e Arsimit dhe as e Shëndetësisë, ka treguar Ibrahimi.

Ibrahimi ka bërë të ditur gjithashtu se, Asociacioni i Komunave të Kosovës këtë të premte shënon 21-vjetorin e themelimit.

(Kosova Sot Online)