“Lajmet sot”, deputeti Basha në rolin e gazetarit

  • A.P /
  • 29 June 2022 - 18:40
“Lajmet sot”, deputeti Basha në rolin e gazetarit

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha sot ka marrë rolin e gazetarit, duke përmbledhur në një status disa prej lajmeve të sotshme që janë pozitive për qeverinë dhe partinë e tij.

Ai ka shënuar “lajmet sot” dhe ka renditur me fjali të shkurtra zhvillimet e sotshme.

Mes tyre është arrestimi i 11 zyrtarëve për manipulime me subvencione, mbulimi i polisës kufitare për bashkatdhetarët, aplikimi i reciprociteti ndaj Serbisë për dokumentacion dhe tema të tjera.

Basha ka shkruar:

Lajmet sot:

Arrestohen 11 të dyshuar në gjashtë komuna për shkak të manipulimeve me subvencione në sektorin e bujqësisë! Kish të arrestuar edhe nga shehri jonë!

 Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbulojë koston e policës kufitare për bashkatdhetarët tanë për vitin 2022.

Nga data 1 gusht, qytetarëve me dokumentacion të Serbisë u jipet një fletë-deklarim që përkohësisht e zëvendëson përdorimin e dokumenteve zyrtare të identifikimit, njejtë siç vepron Serbia me qytetarët me dokumentacion të RKS.

Gjithashtu vazhdohet reciprociteti i ngjitësve të targave të automjeteve deri në tetor 2022.

Kanë filluar diskutimet me opozitën për vetingun në drejtësi.

(Kosova Sot Online)