Petkoviq reagon pas vendimit të fundit të qeverisë për reciprocitet, thotë se Kurti po përgatit luftë

  • A.P /
  • 29 June 2022 - 20:25
Petkoviq reagon pas vendimit të fundit të qeverisë për reciprocitet, thotë se Kurti po përgatit luftë

Vendimi i Qeverisë së Kosovës lidhur me targat e automjeteve dhe reciprocitetin me letërnjoftimet për qytetarët serbë që do të hyjnë në Kosovë e ka nervozuar shumë drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Petkoviq shkon aq larg në deklaratën e tij, duke thënë se Qeveria e Kosovës me vendimet e reja për targat dhe letërnjoftimet, “Albin Kurti hapur ka kërcënuar me luftë serbët në Kosovë”.

Vendimi i institucioneve në Prishtinë për ndalimin e letërnjoftimeve serbe dhe pas datës 30 shtator heqjen e vlefshmërisë së targave me emrat e qyteteve ‘KM’, ‘GL’, ‘PR’, ‘UR e të tjera, me njoftim se pas këtij afati këto automjete do të konfiskohen, është një goditje e drejtpërdrejtë për të gjithë serbët në jug dhe veçanërisht në veri të Ibrit”, tha Petkoviq në një komunikatë.

“Është e papranueshme që ndaj një kërcënimi dhe njollosje të tillë përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare të heshtin dhe të pretendojnë se janë të ngathët, derisa Albin Kurti po përgatit fillimin e një konflikti të madh dhe sulmin ndaj serbëve në fund të shtatorit”.

(Kosova Sot Online)