Molliqaj: Hekuran Murati do duhej të shkarkohej

  • A.P /
  • 29 June 2022 - 21:18
Molliqaj: Hekuran Murati do duhej të shkarkohej

Ministrit të Financave, Hekuran Murati, kishte shkruar më 2016 se Kosovës po i kushtojnë më shumë veteranët se sa do i kishin kushtuar disa mercenarë. Ai, derisa kishte kalkuluar shifrat e pensioneve për veteranët e luftës, kishte shkruar se “këta tre muaj lufte të një ushtrie guerile donë me na dalë shumë më shtrenjtë se një ushtri e rregullt”.

Për këtë deklaratë të tij, lideri i PSD-së, Dardan Molliqaj tha se një deklaratë e tillë nga një ministër, në cilindo vend do të ishte shkarkuar.

“Krejt këta janë të një trangu që kanë kontribu për liri, kur t’i sulmon këta nuk mundesh me sulmu vec diçka. Le të bëhemi të sinqertë, në secilimn vend, cilido ministër që kish deklaru diçka të tillë, tashmë ish shkarku për lirinë e popullit të vetë”.

Tutje ai tha se nuk është me rëndësi nëse e ka thënë këtë deklaratë në kohën kur nuk ishte ministër.

“Shumë shpesh kryeministra e kryetar shteti që kur ju del ndonjë deklarim i vjetër, ata shpesh herë japin dorëheqje apo shkarkohen.  Kjo nuk është puna që vec ka thonë atëherë. Qysh flet sot ministri, që i bjen Qeveria ndaj çështjes së veteranëve është saktësisht logjika, pra në 2016 është logjika”.

(Kosova Sot Online)