Molliqaj thotë se vendimi i qeverisë për reciprocitet në letërnjoftime dhe targa është “kot”

  • A.P /
  • 29 June 2022 - 21:42
Molliqaj thotë se vendimi i qeverisë për reciprocitet në letërnjoftime dhe targa është “kot”

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se vendimi i fundit i qeverisë për reciprocitet me letërnjoftime dhe targa me Serbinë është “kot”.

Ai ka thënë se të njëjtën deklaratë e pati thënë edhe kur qeveria e pati ndalur referendumin serb në Kosovë.  

“Kjo është kot. A të kujtohet kur kemi, thoshin i ndali referendumin edhe zgjedhjet. Patëm thënë se kjo nuk e ndryshon rrjedhën gjendjes në veri. Tash i jep leje kompanisë serbe që të faturojë, e të njesojë e të bëjë rrjetin”, ka thënë ai

Tutje ai thotë se marrëveshja për energjinë elektrikë në veri është e dëmshme për Kosovën dhe se “Elektroseveri” ka të drejtë të japë çmime të ndryshme për rrymën në katër komunat në veri.

“Dhe a e dini cka. Ja ka lejuar që të ketë çmime të çrregullta. Ata munden me ia falë krejt çmimin veriut, Serbia. Munden me shitë me lirë se këndej. Pra ta ka ndalë referendumin, por ta ka lejuar kompaninë serbe të vë çmime në katër komuna. Edhe tash shet lëvdata. Thotë unë i shpëtova 10 milionë. Zotëri ia ke dhënë Serbisë 300 e diçka milionë euro duke i blerë produktet atje. Kurgjo nuk ka bërë. Bashkë kemi rrëzuar kamiona. Edhe le ta dinë se unë nuk jam për reciprocitet pasi nuk është zgjidhja kështu. Zgjidhja është marrëveshja përfundimtare”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)